Si e hodhi gruan nga vetura pas 20 vjetësh martesë – çifti nga Suhareka?
Ajo dyshohet se vdiq pas plagëve të marra nga lëndimet fizike që i mori nga dhuna e shkaktuar pikërisht nga burri me të cilin ishte e martuar për 20 vjet.
Si ndodhi e gjithë ngjarja e tmerrshme e kësaj historie tragjike?
Gruaja me inicialet A.D e lindur në vitin 1965, ishte gruaja e dytë e I.H që jetonte në fshatin Neprebishtë të Suharekës. Çifti bashkë kishin qenë për afro dy dekada. Viktima, kishte qenë gruaja e dytë e të dyshuarit për vdekjen e saj. Nga martesa me të, viktima, 54-vjeçare kishte pasur dy djem.
Problemet në mes të çiftit kishin nisur kohë më parë. Martesa 20-vjeçare përfundoi në tragjedi në ditën e premte të 31 majit të këtij viti. Çifti kishin pasur një zënkë fillimisht. Pastaj me dhunë i dyshuari, I.H e kishte marrë viktimën e kishte futur në veturë.
Nga aty pak kilometra larg nga Suhareka, në mënyrë të dhunshme I.H. e kishte nxjerrë nga vetura derisa ishte në lëvizje tashmë të ndjerën A.D.
Nga lëndimet e marra në kokë dhe në disa pjesë të tjera të trupit, gruaja kishte qëndruar për dy javë e hospitalizuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. A.D ka ndërruar jetë javën që e lam pas në QKUK.
Prokuroria: Lënda është shumë e ndishme, po i vazhdojmë hetimet
Me hetimet tashmë është duke u marrë Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala, i tha gazetës se e gjithë ngjarja është duke u hetuar.
“Ne jemi duke i vazhduar hetimet për këtë çështje. Lënda është e ndjeshme. Andaj nuk mund të japim detaje të tjera për shkak të procesit të hetimit”, i tha gazetës kryeprokurori Shala.
Mirëpo, ai konfirmoi që tashmë i dyshuari për këtë ngjarje të rëndë, pra bashkëshorti i viktimës, I.H në vitin 2004 kishte pasur një lëndë të hapur në organet e hetuesisë për armëmbajtje pa leje.
E prokurori i krimeve të rënda, që po merret me këtë rast, Metush Biraj, deklaroi për gazetën se çifti nuk ka pasur ndonjë lëndë të hapur në prokurori e që kishte të bëjë me dhunë në familje.
“Mund të ju konfirmoj se tashmë lënda për këtë rast gjendet tek ne. Ne jemi duke i vazhduar hetimet. I dyshuari për këtë rast nuk ka të hapur ndonjë lëndë për dhunë në familje në institucionet e drejtësisë. Ende nuk i dimë rrethanat që kanë çuar deri tek kjo ngjarje. Lënda është e ndihmë andaj nuk mund të japim detaje”, i tha Gazetës prokurori Biraj.
E familja e burrit të ndjerës fshatin Neprebishtë të Suharekës, ku 54-vjeçarja A.D kishte qenë e martuar, nuk kishin hapur as të pame. Derisa në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen, nuk gjendeshin dy djemtë e martesës dytë me gruan tashmë të ndjerë./GazetaExpress.com/