27-09-2021

Si erdhi deri tek tragjedia ku vdiqën dy fëmijë në Ujz të Hasit

Dy fëmijë njëri i moshës 12 e tjetri 13 vjeç, kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që u shkaktua në shtëpinë e tyre në Ujz të Gjakovës.

Në momentin kur ndodhi shpërthimi i zjarrit të dy fëmijët ishin në gjumë, e askush nga familjarët nuk arriti të depërtonte në atë dhomë, njofton Klan Kosova.

Nuk dihet sigurt, por familjarët dyshojnë se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike.

Lëndime mori edhe njëri prind i cili po tentonte t’i shpëtonte por përveç plagëve që mori ai nuk arriti të bënte asgjë.

Të dy trupat e pa jetë u nxorën jashtë shtëpisë për tu dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Derisa, të gjitha njësitet e nevojshme kanë qenë në vendin e ngjarjes, për të zbuluar shkaktarët e vërtet që u morën jetën dy viktimave që mes vete ishin djem të axhës./Klan Kosova/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.