‘Si të pashë m’pelqeve’: Të moshuarit në Prishtinë bien pre e kamerës së fshehtë, bëjnë pazar për të shkuar në motel

Gazetari dhe satiristi, Visar Dërmaku i njohur në publik me emrin ‘Gani Gërmia’, është maskuar së fundi si femër dhe ka vënë në lajthitje të moshuarit, me të cilët ka bërë pazar për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, transmeton Gazeta Metro.

‘Gani Gërmia’ bëri një kamerë të fshehtë tek vendi i njohur si ‘Te trekëndëshi’ në Prishtinë, ku edhe ka vënë në lajthitje të moshuarit të cilit kishin dalë aty qoftë për pushim apo edhe për ndonjë gjë tjetër.

Ai më pas shkon tek vendi i cekur më lartë dhe teksa takon të moshuarit, fillimisht u kërkon 100 euro në këmbim për marrëdhënie seksuale. Por të moshuarëve ky çmim u duket shumë i lartë, dhe kërkojnë që ‘ajo’ të shkojë me çmim më të lirë.

Në bisedë e sipër, ‘klientët’ e moshuar i thonë Gani Gërmisë, se vajzat tjera shkojnë me ta për vetëm 10 euro.

Njëri prej tyre edhe fillon ta prekë me dorë Gani Gërminë, dhe i bën lutje, që të pajtohet me çmimin prej 10 euro, duke i kërkuar që të marrin një taksi dhe të nisen drejtë ndonjë moteli në Fushë Kosovë.

Në Kosovë fenomeni i prostitucionit, ku të moshuarit paguajnë vajza të reja, të cilat i dërgojnë nëpër motele nuk është i vogël. Ka pasur edhe raste ku të moshuarit nuk kanë mundur t’i përballojnë aktit me vajza të reja, pasi ata i ka tradhtuar zemra, duke gjetur edhe vdekjen.

Deri më tani sipas të dhënave, 16 persona të moshuar nga 65 deri në 70+ kanë humbur jetën në motele.

Më poshtë keni kamerën e fshehtë të realizuar. /gazetametro.net