Si u sulmua infermieri në QKMF të Dragashit?
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash është sulmuar një infermier.
Infermieri është sulmuar fizikisht nga dy persona, çka edhe i shkaktuan lëndime trupore të njëjtit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtorë në QKMF) të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore . Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline