Si u vranë vranë nga serbët vëllezërit nga Zaplluxha dhe miku i tyre nga Kuklibegu
Me 1 shtator 1998 përderisa ishin duke siguruar drunjtë për dimër, në pyllin e Zaplluxhës ishin vrarë vëllezërit Muhamed e Xhymret Shemsidini dhe Sabri Maliqi.
Organizata Fondi për te Drejtën Humanitare (FDH) rrëfen kronologjinë e asaj ngjarje të tmerrshme shatorin e vitit 1998, përcjell Opoja Sot.
Ngjarja e plotë e përshkruar nga FDH
Vëllezërit Muhamed dhe Xhymret Shemsidini jetonin më nënën Hylkijen.
I ati u punonte në Austri, ndërkaq motrat i kishin të martuar.
Në ora 7:30 të datës 1.09.1998, Muhamedi dhe Xhymreti, së bashku me Sabri Maliqin, vëllain e bashkëshortes së Muhamedit, u nisën në pyll për të ngarkuar drunjtë.
Rreth orës 8:00, në Zaplluxhë u dëgjuan të shtëna nga drejtimi i fshatrave Lez dhe Jeshkov, ku ishin të pozicionuara forcat e UÇK-së.
Pasi që u vonuan, familjarët dhe banorët u nisën diku nga ora 17:00 për të kërkuar Muhamedin, Xhymritin dhe Sabriun.
Ushtarët serbë nuk u lejuan që të hynin në pyll, ku tre djelmoshat kishin shkuar për të ngarkuar drunjtë.
Në mbrëmje në shtëpi u kthye Shabani, djali i axhës së Muhamedit dhe Xhymritit.
U tregoi familjarëve se nga livadhi ku i ruante dhentë, në një distancë shumë të madhe nga vendi ku ishte ai, i vuri re rreth orës 7:00 ushtarët serbë duke i çuar tre meshkuj në rroba civile drejt pyllit të fshatit Struzhë.
Për shkak të distancës së largët nuk mundi t’i identifikonte nëse bëhej fjalë për djemtë e axhës së tij.
Tri ditë më vonë, kuajt me të cilët tre djelmosha u nisën në pyll, u kthyen në shtëpi.
Në datën 7.09.1998, policia serbe nga stacioni në Dragash u lejoi familjarëve që të niseshin në kërkim të tre të zhdukurve.
Babai Abdurrahmani, i cili u kthye nga Austria, u nis me të vëllain Safetin dhe banorët e Zaplluxhës.
Në hyrje të pyllit i gjetën sëpatat, ujin dhe bukën e mbështjell në shami, që djelmoshat i kishin marrë me vete para nisjes për në pyll.
Pak më larg, i gjetën trupat e pajetë dhe të masakruar të Muhamedit, Xhymretit dhe Sabriut [në Zaplluxhe].
Ata u varrosën ditën tjetër. Muhamedi dhe Xhymriti në varrezat e Zaplluxhës, ndërsa Sabriu në varrezat e Kuklibegut.
Lajmi për vrasjen e tre të rinjve ishte përcjellë edhe nga mediat gjermane të Kosovës.
http://www.bndlg.de/~wplarre/day1546a.htm
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë. /Opoja Sot/