24-01-2021

Sikurse në Zvicër: Në Itali foshnja e parë për 2021-ën shqiptare

Shqiptari Alessandro është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali.

Babai i tij, tha për Top Channel se ata janë nga Dibra dhe jeton prej 20 vitesh në vendin fqinj.

Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem Matia 4 vjeç e gjysmë dhe Alessandro ka bërë një rekord italian, lindi në orën 12 e një sekondë”, tha ai.

Ata janë bërë pjesë edhe e medias italiane “Tgcom”, ku mamaja është shprehur shumë e gëzuar.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi“, tha ajo./tch/

Asnjë koment

Comments are closed.