23-07-2026

Sindikata e policisë: Qoftë i përhershëm kujtimi për Shaban Hajdarin

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari.

Përmes një telegrami ngushëllimi, sindikata u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të të ndjerit, duke theksuar solidaritetin dhe mbështetjen në këto momente të vështira.

“Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit, duke u uruar forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje. Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.