Sipas policisë në Landovicë u kapën 30 kilogramë drogë
Policia e Kosovës, sot ka njoftuar se droga e konfiskuar mbrëmë në Lanovicë të Prizrenit përmbante 30 kilogramë, të llojit marihuana, shkruan ““GazetaePrizrenit.net”.
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur këto kilogramë drogë.
Me vendim të prokurorit vetura dhe 300 euro pra të gatshme janë sekuestruar, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“GazetaePrizrenit.net” mbrëmë ka shkruar më gjerësisht për rastin:
https://gazetaeprizrenit.net/qendrore/tre-thase-droge-kapen-ne-landovice-nje-person-arrestohet/