22-11-2024

S’ka kremtim të Shën Gjergjit në Prizren

Shënimi i festës tradicionale që në Prizren njihet si “Dita e Karabashit”, e që kremtohet në kuadër të Shën Gjergjit, po kalon pa ndonjë lëvizje në pjesën e Parkut të Qytetit dhe zonën përreth ka njoftuar policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, ka thënë për portalin “Gazeta e Prizrenit” se deri me tani nuk ka asnjë lëvizje në atë pjesë dhe situate është normale.

“Njësitë patrulluese të policisë janë vazhdimishte në atë zonë”, tha ai.

Shënimi kësisoj i kësaj kremte,  shkaku i masave ndaj epidemisë Covid0-19, kur edhe janë reduktuar lëvizjet, sivjet po kalon sikur gjatë kohës së luftës në vitin 1999.

Ndryshe nga më parë, sot qytetarët jo vetëm nga Prizreni e rrethina, por edhe me gjerë, përfshirë edhe viset veriore të Shqipërisë, nuk kanë mundur për të shëtitur e blerë gjësende të ndryshme, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

P.S Foto e bërë në mëngjes

Lexo edhe:

Kremtimi i Shën Gjergjit, atmosferë e zbehtë në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.