25-04-2024

Digjet një shtëpi në Ngucat të Malishevës

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në fshatin Ngucat të Malishevës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se ne rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë  shtëpia e tij e pa banuar. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.”, thuhet në njoftim të Policisë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Asnjë koment

Comments are closed.