26-04-2024

Tre të arrestuar në Dragash për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes

Tre persona janë arrestuar në Dragash, pasi nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes, si masë parandaluese nga koronavirusi.

Sipas policisë, të dyshuarit ishin hasur, gjatë patrullimit të këtyre të fundit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë,  të arrestuarit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë lëshuar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.