S’ka liberalizim të vizave për kosovarët as këtë vit
Qytetarëve të Republikës së Kosovës as këtë vit nuk u eci fati që të mund të lëvizin jashtë vendit lirshëm.
Ndonëse pati premtime të mëdha nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, se liberalizimi i vizave do të jetë “dhuratë” për Krishtëlindje këtë vit, duket se qytetarët do të zhgënjehen përsëri.
“Faktikisht ne duhet me pas të qartë edhe qytetarët por edhe politika kosovare që liberalizimi nuk bëhet dhuratë , nuk është çështje e dhuratave pasi qëështë një proces shumë i ndërlikuar dhe po vazhdon të ndërlikohet edhe më tepër nga ana e Bashkimit Evropian e më konkretisht nga shtetet anëtare të BE-së.
Kështu që për këtë vit nuk ka shanca as teorike e as praktike të marrim vizat”, është shprehur ai.
Të gjitha kriteret formale që janë kërkuar nga Komisioni Evropian, sipas Muratit, Qeveria e kaluar i ka plotësuar, por problemi është tek shtetet anëtare të BE-së.
Sipas tij, posaçërisht Franca është skeptike në këtë aspekt.“Ne ndonëse i kemi plotësuar kriteret formale të cilat i ka kërkuar Komisioni Evropian. Megjithatë shtetet anëtare të BE-së, e duke u nisur prej Francës kanë skepticizëm se liberalizimi i Kosovës mund ta përkeqësoj gjendjen kur të vjen puna te azil kërkuesit në Francë, jo vetëm këtu po në përgjithësi në BE.
Si rrjedhojë neve na mbetet që tëlobojmë sa më tepër te Bashkimi Evropian që t’ua dëshmojmë se Kosova nuk do të përbëj problem për liberalizimin e vizave dhe mbi të gjitha ta largojnë nga mendja procesin e liberalizimit e të bërit dhuratë pasiqë ai asnjëherë nuk do të bëhet dhuratë”, ka shtuar ai.
Por Murati jepi një shenjë të mirë për vitin e ardhshëm. Ai për IndeksOnline tha se vitin e ardhshëm presidencën e BE-së do ta ketë Kroacia dhe Gjermania dhe është një pikë pozitive që Kosova të futet në rend të ditës dhe të hidhet në votim liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Idea është se vitin e ardhshëm presidencën e BE-së do ta ketë Kroacia dhe Gjermania dhe është një pikë pozitive që Kosova të futet në rend të ditës dhe të hidhet në votim, mirëpo kjo i mbetet Qeverisë së Re të jetë e shumë e zëshme dhe të ketë vazhdime të shumta të takimeve jo vetëm me këto dy shtete por me të gjitha shtetet e BE-së në mënyrë që të ofroj garanci që Kosova nuk do të paraqes problem ndonjë krim ilegal të përmasave tëmëdhaja në asnjë vend. Këto janë mundësitë e vendit që të marrim potencialisht lajmin pozitiv vitin e ardhshëm”, tha ai.
IndeksOnline ka tentuar që të merr një përgjigje nga ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, por ajo nuk ka qenë e çasshme.