22-11-2024

S’ka ujë, vetëm falë shiut zjarret janë nën kontroll

Monitorimi për shuarjen e zjarreve në zonën e Oshlakut dhe Prevallës ende po vazhdon. Foto nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Monitorimi për shuarjen e zjarreve në zonën e Oshlakut dhe Prevallës ende po vazhdon

Kështu ka bërë të ditur Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Por, se çfarë është shqetësuese sipas tyre, është pikërisht mungesa e ujit, konfiguracioni i terrenit dhe largësia e burimeve ujore dy orë nga vatrat e zjarrit.

“Stafi i DAPK Sharri dhe një ekip e zjarrfikësve po vazhdojnë monitorimin e zjarrit ne zonën e Oshlakut dhe Prevallës, për të mbajtur situatën në kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tij. Gjatë ditës në vendin e ngjarjes ka qëndruar edhe drejtori i parkut z.Bajram Kafexholli. Sot gjatë pasdites për shkak të rritjes së intensitetit të erërave zjarri ka filluar të shpërndahet në drejtim të fshatit turistik në Prevallë.  Shqetësuese është mungesa e ujit, konfiguracioni i terrenit dhe largësia e burimeve ujore 2 orë nga vatrat e zjarrit”, thuhet në njoftim./KK

 

Asnjë koment

Comments are closed.