19-04-2024

Skandal: Nxënësve kosovarë u mësohet se Kosova është pjesë e Serbisë

Territori i Republikës së Kosovës paraqitet si pjesë e Republikës së Serbisë, gjatë një ore mësimi në distancë për nxënësit kosovarë.

Në hartën që Ministria e Arsimit u ka prezantuar sot nxënësve të klasës së shtatë të shkollave fillore përmes mësimit në distancë, Kosova nuk është paraqitur me kufijtë e saj aktual.

Ky skandal është hasur në ligjërimin e mësimit për “Europën Veriore dhe Verilindore” të lëndës së gjeografisë për klasën e shtatë.

Mungesa e Kosovës në hartat e librave shkollor të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është vërejtur edhe më parë.

Pavarësisht prej premtimeve për rishikimin e këtyre teksteve, MASHT-i vazhdon t’ua paraqesë nxënësve kosovarë territorin e shtetit të tyre si pjesë të Serbisë./is

Asnjë koment

Comments are closed.