25-11-2024

Skandale dhe akuza për vrasje: Kjo është e shkuara e të dashurit të Morena Tarakut

U bë publik lajmi se këngëtarja e modelja Morena Taraku është në lidhje serioze me një miliarder nga Teherani të quajtur Sasha Sobhani.

Por, kush është miliarderi nga Irani që i mori zemrën bukuroshes nga Kosova?

Në fakt, emri i tij është shumë i përfolur në botën arabe falë stilit të jetesës që bën e skandaleve që e kanë përcjellë ndër vite.

Ai është i biri i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.

Në një intervistë të mëparshme, teksa rrëfen jetën e tij, afërsinë me Chavez i cili ka kontrolluar burimet masive të naftës e pranon edhe vetë Sobhani.

‘Isha një prej miqve më të mirë të djalit të zotëri Chavez, ish President i Venezuelës. Sidoqoftë, unë gjithë jetën time e kam ndërtuar vetë dhe jo me paratë e babait. Kam nisur si përkthyes në moshën 15 vjeçare në Venezuelë. Tash jetoj në Dubai dhe nuk jam nën mbrojtjen e babait. Çdokush e di që as nuk më jep babai para e as si kam kërkuar ndonjëherë’ – ishte shprehur Sobhani në një intervistë vite më parë.

Ai në 2012-tën u akuzua për vrasje pasi një djalë i ri humbi jetën në një përleshje gjatë një feste të shfrenuar natën.

Sidoqoftë, kohë më pas ai u lirua nga akuzat.

Njihet për jetën përplot skandale, me postime ku shfaq femrat e veten lakuriq por duket se me Morena Tarakun në krah, bukuroshi iranian po e përmbyll këtë kapitull duke lënë pas rininë e shfrenuar për të nisur një etapë si djalë serioz, në një lidhje serioze. /Prive.al

Asnjë koment

Comments are closed.