S’kanë të ndalur kërkesat, Zyba i VV-së e kërkon edhe një shkarkim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka kërkuar shkarkimin e kryeshefes ekzekutive të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Miradije Kelmendi.Kryeshefe e Inspektoratit Policor të Kosovës është Miradije Kelmendi.Deputeti i VV-së, Sali Zyba ka përmendur raportin e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së nga legjislatura e kaluar, i cili kishte rekomanduar që kryeshefja e IPK-së të shkarkohet.
“Në legjislaturën e kaluar, Grupi Punues i Komisionit parlamentar, hartoi e miratoi rekomandimet mbi mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Inspektoratin e Policisë së Kosovës. Raporti përmban një listë të gjatë të shkeljeve dhe parregullsive të IPK-së. Konkretisht aty paraqiten shkeljet dhe papërgjegjësitë e Kryeshefes Ekzekutive të IPK-së”, thuhet në një postim të Zybës në Facebook.Njëri nga rekomandimet e raportit të komisionit shpjegonte edhe arsyet se pse Kelmendi duhej të shkarkohej.“Për shkak të kontestimit të integritetit të Kryeshefit aktual të IPK-së, si i dyshuar në ushtrimin e ndikimit në konkursin e inspektorëve në IPK si dhe për shkak të keqmenaxhimit të detyrave dhe përgjegjësive, duke bërë veprime jo profesionale ndaj zyrtarëve të IPK-së, me pasojë dëmtimin e rëndë të veprimtarisë së zyrtarëve, efikasitetin, pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e IPK-së, si dhe për shkak të të gjitha të gjeturave mbi shkeljet e shumta ligjore edhe gjatë menaxhimit të saj si U.D e Kryeshefit dhe si Kryeshef i IPK-së, e njëjta shkarkohet dhe të nisin procedurat e shpalljes së konkursit për Kryeshef të ri të IPK-së”, ka shkruar ai.
Sipas tij, i njëjti raport ishte dorëzuar edhe në Prokurorinë e Shtetit.
Ai ka përmendur edhe gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm mbi IPK-në ndërsa ka kërkuar që qeveria të cilës i prinë Albin Kurti t’i marr masat e duhua.