Skiatorja që e përfaqëson Shqipërinë, e dyta në Kupën e Botës
Skiatorja Lara Colturi që garon për Shqipërinë është renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi RAma, i cili tha se Colturi, e nisi vitin 2025 mbarë.
“Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski”, shkroi Rama.
Colturi është sikatore me shtetësi shqiptare por me origjinë italiane.