SKV: Në Universitetin e Prishtinës ka dekanë të paaftë dhe rektorë servilë

Teksa në Bibliotekën Universitare po mbahej manifestimi qendror për shënimin e 49 vjetorit të Universitetit të Prishtinës, disa studentë protestuan para objektit. Ata vlerësojnë se universiteti i Prishtinës është shndërruar në objekt që pranon të rinj, të privuar nga e drejta për studim e me kushte të dobëta. Kështu sipas tyre, studentët po shtypen e poshtërohen.

Gjatë protestës së tyre ata deklaruan se ka dekanë të paaftë dhe rektorë servilë.

Flamur Pireva nga organizata studentore Studim, Kritik, Veprim tha se 49 vjetorin i UP-së nuk është vetëm shifër, por është kohë reflektimi për gjendjen.

Ai ka përmendur se si rreth 20 programe të 7 Fakulteteve të ndryshme nuk janë akredituar, e 6 janë vetëm në Fakultetin e Edukimit.

Kjo, sipas Pireves, tregon se sa investohet në arsimimin e brezave.

Kjo organizatë vlerëson se Universitetit të Prishtinës po i mbyllen dyert./ KosovaPress