Smajl Latifi i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Suharekës kundër lojërave të fatit
Latifi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shumë shpejt ky peticion do të sillet edhe në komunën e Rahovecit.
“Mbyllja e këtyre lokaleve është e domosdoshme për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar mes tjerash Latifi.
Shkrimi i plotë i Smajl Latifit:
Në përkrahje të plotë të iniciativës së kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj për peticionin rreth shfuqizimit të Ligjit për Lojërat e Fatit!
Këtë peticion së shpejti do ta sjellim edhe në Rahovec, ku pres që ta nënshkruajmë të gjithë qytetarët së bashku.
Mbyllja e këtyre lokaleve është e domosdoshme për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen tonë! Le të punojmë bashkë që në të ardhmen të mos kemi raste të vrasjeve, shkatërrimit të ekonomive e familjeve tona.
Peticioni në komunën e Suharekës për shfuqizimin e lojërave të fatit ka filluar sot nga ora 11:00, ku kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ftojë të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.
Muharremaj gjithashtu kërkojë edhe nga kryetarët e komunave tjera që t’i bashkëngjiten iniciativës së tij e më pas këto peticione t’i dorëzohen Parlamentit të Kosovës.
Pak ditë pas vrasjes së 32 vjeçarit në kazino të Suharekës, mbrëmë edhe një 31 vjeçar u vra në qytetin e Lipjanit pikërisht në një kazino./Insajderi.com