23-04-2024

Solidarizohen gastronomët e Prizrenit, mbyllin lokalet në aksionin simbolik

Ka filluar protesta e thirrur nga gastronomët e Kosovës.

Dyer të lokaleve të shumta janë mbyllur rreth orës 12:00, teksa përfaqësues e punëtorë të shumë lokaleve janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, saktësisht para objektit të Qeverisë së Kosovës.Në mënyrë simbolike pronarët e kafiterive do t’i lënë çelësat e lokaleve të tyre para objektit të Qeverisë.

Këtij aksioni i janë bashkëngjitur edhe gastronomët nga komunat e tjera të Kosovës. Gastronomët e Prizrenit në përkrahje të aksionit, i kanë mbyllur lokalet në qendër për një orë.

Numër i madh i përfaqësuesve të gastronomisë në vend tashmë janë vendosur në shesh duke kërkuar që t’u plotësohen kërkesat e tyre. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.