Sonte Kosova kërkon fitoren ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”
Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova dhe Greqia do të zhvillojnë takimin e tyre në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve.
Djelmoshat e Challandes edhe pse me mungesa të shumta, do të mundohen që të japin maksimumin në fushë kundër një Greqie problematike.

Challandes do të futet me një skemë komplet tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim, pasi futbollistët më të mirë të Kombëtares mungojnë për këtë sfidë, disa të lënduar e të tjerët shkaku i procedurave për Covid-19.
Pra futbollistët si: Benjamin Kololli, Milot Rashica, Leart Paqarada, Elbasan Rashani, Hekura Kryeziu e Herolind Shala nuk do të jenë pjesë e Kosovës ndaj Greqisë, duke mos përjashtuar edhe Vedat Muriqin dhe Edon Zhegrove që janë të lënduar. /IndeksOnline
Fat për Kombëtaren tonë!