25-04-2024

Shqiptarët i duan lekët në “dorë”, vendi i fundit në Ballkan për numrin e llogarive bankare

Blerja me para në dorë  është një fenomen i zakonshëm në Shqipëri por me kosto për ekonominë.Sipas Bankës së Shqipërisë  96% e konsumatorëve realizojnë pagesa  me para cash.

Ky është një shqetësim i ngritur nga institucionet financiare në vend pasi nje veprim i tille ndikon në nivelin e ekonomisë informale.Edhe  pagesat e bizneseve me para në dorë mbeten të larta dhe llogariten  mbi 66 % të totalit.

Një situatë e tillë vjen si rezultat i një niveli të  ulët të kulturës financiare dhe numrit të ulët të personave madhorë që kanë një llogari ,mungesa e produkteve të ndryshme të pagesave të disponueshme në vend që mund t’i bënte këto instrumente tërheqëse por edhe si pasojë e një mundësie të kufizuar shërbimi apo   pranimi të pagesave elektronike.Në Shqipëri  vetëm 40% e popullsisë në moshë madhore që kanë një llogari transaksioni me një bankë.

Lexo edhe:

Shitësit në trotuar, kalimtarët në rrugë në “Bazhdarhane” të Prizrenit (FOTO)

 

Në rajon dhe në Europë normat e  zotërimit të llogarisë janë mbi 70% të popullsisë në moshë madhore duke e renditur Shqipërinë me nivelin më të ulët  të llogarive  . Kjo varësi e lartë nga paraja fizike ka ndikime të konsiderueshme jo vetëm për përdoruesit por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.Rezulton se paraja fizike,instrumenti më i përdorur,  i kushton ekonomisë shqiptare rreth 1.7% e PBB.

 

Pagesat elektronike në Shqipëri janë rritur gjatë viteve të fundit,por ende nuk përdoren në masë. Ndërkohë  tashmë, për shkak të situatës së pandemisë, muajt e fundit kanë shënuar një ndryshim të shpejtë në sjellje që ka kontribuar në  një rritje të beftë të përdorimit të instrumenteve të tilla por përsëri mbeten larg objektivave.

Tashmë banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një nismë për të nxitur pagesat elektronike duke ndërhyrë  si fillim në rritjen e ndërgjegjësimit dhe kulturës financiare   te qytetarët por edhe në  zgjerimin e pikave të aksesit./m.v.abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.