24-11-2024

Sonte në Prizren nis “Dokufest-i” i 23-të

Sonte në Prizren nis edicioni i 23-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, që do të zgjasë deri më 10 gusht.

Festivali do të hapet me filmin klasik të Stanley Kubrickut, “Dr. Strangelove or: Hoë I Learned to Stop Ëorrying and Love the Bomb.”

Këtë vit, festivali, tema e të cilit është ‘Rendi i Ri’, ka parë një numër rekord aplikimesh, me 3325 filma nga 119 vende, ndërsa vetëm 103 prej tyre do të shfaqen në këtë edicion. Ngjarja do të zhvillohet në 8 kinema të ndryshme në qytetin e Prizrenit, duke ofruar një platformë për artdashësit nga e gjithë bota për të eksploruar temat aktuale të filmit dokumentar dhe të shkurtër.

Festivali do të mbyllet më 10 gusht me filmin shqiptar “Rrugës” të Samir Karahodës.

Lexo edhe:

Shpallen rezultatet e regjistrimit të studenteve në UPZ

Asnjë koment

Comments are closed.