23-11-2024

Sonte (nesër) kulmi i të ftohtit polar, temperaturat ulen deri në -13°C, më pas priten të reshura

Në orët e mbrëmjes ka shumë kthjellime, sidomos gjatë natës dhe në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat në zona të ulëta të zbresin deri në -13°C, ndërsa në zonat e thella malore deri në -18°C.

Gjatë ditës masat e ftohta polare do të lëvizin tutje drejt lindjes së kontinentit, përderisa moti do të karakterizohet kryesisht me diell. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të kemi shtim të vranësirave, si pasojë e një cikoni tjetër që vie nga veriperëndimi i kontinentit, i shoqëruar me masa më të ngrohta nga veriu.

Pra, reshjet pritet të arrijnë krejtësisht vonë në mbrëmjen e së hënës apo rreth mesnatës, të cilat fillimisht do të prekin pjesën perëndimore, e më pas në orët vijuese dhe gjatë ditës së martë do të shtrihen edhe në zona të tjera.

Për shkak që një pjesë masave e ftohta polare do të mbetet ende e pranishme, pra, ende pa u larguar tërësisht, reshjet mund të nisin në formë të borës, shqotës dhe shiut që ngrihet, e më pas në orët vijuese do të shndërrohen në reshje shiu, për shkak të ardhjes së masave më të ngrohta ajrore. Në këtë mënyrë, edhe temperaturat do të shënojnë ngritje.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit. Gjithashtu, kohë pas kohe priten erëra mjaft të forta, me shpejtësi deri në 70 km/h!

Dita e Mërkurë do të karakterizohet me reshje shiu e bore dhe me ulje të temperaturave, pasiqë kemi rikthimin e masave të ftohta, kësaj here pak më të lehta, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.