08-09-2024

Sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe

Në finalen e madhe do të përballen dy nga kombëtaret më të fuqishme, Spanja dhe Anglia, të cilat do të kërkojnë trofeun më të madh Evropian, shkruan IndeksOnline.Kjo ndeshje zhvillohet në ”Olympiastadion” në Berlin, e cila nis nga ora 21:00.

Gjatë rrugëtimit deri në finale, pas kalimit të grupit ku për kundërshtar e kishin Shqipërinë, Kroacinë e Italinë, Spanja në 1/8 e finales e eliminoi Gjeorgjinë, në çerekfinale Gjermaninë, ndërsa në gjysëmfinale e mposhti Francën.

Në anën tjetër Anglia eliminoi Sllovakinë, Zvicrën dhe Holandën.

“Furia e Kuqe” e ka fituar tre herë Kampionatin Evropian dhe do të kërkojë trofeun e katërt në histori, ndërsa ”Tre Luanët” nuk e kanë fituar asnjëherë Kampionatin Evropian, derisa suksesin më të madh e kishin në vitin 2020, ku u mposhtën në finale nga Italia në vitin 2020, pikërisht në vendin e tyre, në stadiumin ”Wemblew”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.