21-04-2026

Vra*sja e trefishtë në Mal të Zi, prangoset i dyshuari në Rozhajë

Autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë është arrestuar këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Rozhajës. Ai dyshohet se ka vrarë dy vëllezër shqiptarë dhe një shtetas serb në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.

Shqiptarët e vrarë janë identifikuar si Denis Hoti, 28 vjeç, dhe Nezrin Hoti, 27 vjeç. Motivi i vrasjes, sipas autoriteteve, mbetet ende i panjohur.

“Të gjitha provat janë sekuestruar. Gjatë hetimit, janë ndërmarrë edhe veprime mjeko-ligjore në prani të një eksperti. Supozohet se vrasja është kryer me armë të ftohtë”, theksoi prokurorja Danka Deric.

I dyshuari pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë për procedura të mëtejshme.


“Pas kryerjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore dhe provuese, publiku do të informohet menjëherë dhe në mënyrë transparente për të gjitha rrethanat përkatëse dhe rrjedhën e mëtejshme të procedurës, ku në këtë fazë është mbledhur një numër i mjaftueshëm provash dhe faktesh që tregojnë pa mëdyshje se i dyshuari V.M. është autori i drejtpërdrejtë i këtij akti kriminal”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.