Sot derbi Bashkimi – Prishtina
Pas Kupës së Kosovës, sot do të luhen katër superndeshje.
Të gjitha këto transmetohen ekskluzivisht në platformën më gjigande televizive në Artmotion.
Në ora 16:00, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi përballet me Yllin.
Kjo ndeshje jepet drejtpërdrejtë në Sport 2.
Derisa Prizreni, në po të njëjtin termin zhvillon lojën me Borën.
Kjo përballje transmetohet në kanalin Sport 3.
Ndërkaq, ora 19:00 është koha e rezervuar për dy ndeshje speciale, njofton Klankosova.tv
Derbi luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, mes Trepçës dhe Pejës.
Kjo ndeshje transmetohet në kanalin Sport 2 të Artmotion.
E ndeshja e cila e mbyll programin e sontëm, është jo më pak e rëndësishme se këto tri të tjerat.
Rendi i vie lojës Bashkimi – Prishtina.