Prizren: Sot dita e tretë pa ujë, ja kur pritet normalizimi në një pjesë të qytetit dhe disa fshatra
Sot bëhen tri ditë prej kur një pjesë e qytetit të Prizrenit dhe disa fshatra nuk kanë ujë të pijes nga ujësjellësi, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas kompanisë “Hidroregjioni Jugor” kjo ka ardhur si rezultat i një defekti të paraqitur në gypin Ø300mm AC në rrugën Tirana, përkatësisht përballë zonës tregtare.
Fadil Berisha nga kompania “Hidroregjioni Jugor” njoftoi se ekipet e saj janë duke vazhduar punimet dhe se sot pas dite pritet bëhet lidhja e gypit dhe të rikthehet furnizimi.
Për gjendjen e krijuar ka pasur edhe reagime, sidomos nga LDK-në Prizren. “LDK i bën thirrje organeve të drejtësisë që të dalin në teren dhe të shohin nga afër tmerrin. Të analizojnë nga afër se kush lejoi ndërtimin e atij objekti dhe të marrin masat e duhura”, thuhet në reagimin e tyre.
LDK kërkon që sa më parë të rithehet uji tek qytetarët të cilët në këto ditë vape kanë nevojë dhe e kanë primare ujin e pishëm.
Zonat e prekura janë:
Lagjja Arbana – Prizren
Lagjja Bajram Curri – Prizren
Fshati Vlashnje
Fshati Landovicë
Sipas kompanisë në këtë rast për është bërë dislokimi i rrjetit me një gjatësi rreth 80m./Gazeta e Prizrenit