29-04-2024

Sot “Dita e Verës”

14 marsi, që njihet si “Dita e Verës” shënohet edhe në rajonin e Prizrenit.  Sivjet, prej disa ditësh, përfshirë edhe muajin shkurt, moti ishte si në pranverë, por ditët e fundit ka pasur ulje temperaturash, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ritet e festës së lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli. Kjo festë tradicionale është më e  theksuar në fshatrat e Hasit, Vrrinit, Lumës dhe të Opojës.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Në Has, kjo festë njihet edhe si “Verëzat”.

“Dita e Verës” është shpallur si festë zyrtare në Prizren, pavarësisht se nuk është ditë pushimi.  Sivjet,  kur tashmë janë aplikuar masa ndaj Coronovirusit,  nuk ka ndonjë aktivitet të paralajmëruar nga institucionet lokale. Aktivitete zyrtare nuk kishte ndërkaq, as vitin e kaluar.

Tri vjet më parë, Kuvendi i Komunës së Prizrenit e ka shpallur “Ditën e Verës” si festë zyrtare.

Kjo ditë në viset shqiptare në mënyrë më madhështore, shënohet në Elbasan. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.