09-05-2025

Sot do të bëhet përpjekja e 13’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot sërish për seancën e13-të me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë do mbahet nga ora 10:00, saktësisht 48 orë pas asaj të 7 majit, njofton Klankosova.

Të mërkurën, u regjistrua dështimi i 12-të me radhë i deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.

Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as para dy dite, pasi 56 deputetë votuan për, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Asnjë koment

Comments are closed.