Sot do të shënohet 143 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Sot, duke filluar nga ora 11:00 , do të organizohet ceremoni ku do të mbahet një ekspozitë dhe fjalime për shënimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe personalitete tjera të institucioneve qëndore të jetës politike e kulturore të vendit.

Përgjatë kësaj ceremonie do të bëhen homazhe tek shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, recital nga aktori, Armend Baloku, si dhe prezentim të veshjeve të Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit të Bardhë, Matit, Hotit e Grudës.

Programi i plotë i ceremonisë:

10:50  Homazhe te shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
11:00  Intonimi i Himnit

Fjalë hyrëse, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore
Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës së Prizrenit
Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës

11:25 Recital,  Armend Baloku, aktor
11:40 Vizite ne ndërtesën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Prezantim i veshjeve të Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit të Bardhë, Matit, Hotit e Grudës.