08-05-2025

Sot dy përballjet e fundit të Superligës, Ballkani nikoqir i Dritës

Albi Mall Superliga e Kosovës po i afrohet fundit, ndërsa sot (e enjte) luhen dy ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 33-të, që kanë rëndësi të madhe për epilogun e këtij sezoni.

Xhiroja nisi të martën, vazhdoi të mërkurën dhe do të kompletohet sot me dy takime që pritet të dhurojnë emocione dhe ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e skuadrave në tabelë.

Përballja më e spikatur e ditës zhvillohet në Suharekë, ku kampioni i shpallur tashmë, Drita, përballet me rivalin e saj të madh, Ballkanin.

Takimi do të luhet në stadiumin me bari artificial dhe pritet të jetë përballje prestigji mes dy skuadrave të kreut.


Ndërkohë, takimi më i rëndësishëm për renditjen zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi pret Ferizajn.

Vendasit janë të vendosur të marrin tri pikët për t’i ikur zonës së barazhit, ndërsa mysafirët nga Ferizaj kërkojnë fitoren që do t’i ngjiste në vendin e tretë – pozitë që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.

Të dy ndeshjet do të nisin në orën 15:00.

Asnjë koment

Comments are closed.