22-11-2024

Fillon “Play-off”-i i Superligë së Kosovës, sot Ylli-Bashkimi

Nga çerekfinalja e deri në finale, priten sfida shumë interesante e dramatike, duke e bërë kampionatin shumë të paparashikueshëm, derisa tifozët pritet ta madhështojnë në tribuna.

Trepça si e para me 25 fitore e tri humbje dhe Peja e dyta me 19 fitore e nëntë humbje janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale. Mitrovicasit kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, derisa pejanët duan të mbrojnë titullin e kampionit.

Në çerekfinalen e parë do të ndeshen Golden Eagle Ylli me Bashkimin. Therandasit që përfunduan në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje duan gjysmëfinalen, derisa përballë kanë prizrenasit që u renditën në vendin e gjashtë me 11 fitore e 17 humbje.

Dueli tjetër çerekfinal është mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, që u renditën në vendin e katërt, përkatësisht të pestë. Prishtinasit e përfunduan edicionin e rregullt me 16 fitore e 12 humbje, kurse kuqezinjtë me 13 fitore e 15 humbje.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa kampion shpallet skuadra me tri fitore.

ÇEREKFINALET

E diel

17:15 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

20:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

 

Asnjë koment

Comments are closed.