23-10-2024

Kapen 10 kilogramë heroinë, arrestohet i dyshuari

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se janë sekuestruar 10 kilogramë heroinë në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Major Reshat Murseli tha se sot Policia e Kosovës duke filluar që nga orët e mëngjesit e kemi zhvilluar një plan taktik të quajtur “Pika 2” dhe kemi filluar me kontrolle duke selektuar disa automjete në vijën e dytë kontrolluese.

“Në mesin e këtyre automjeteve në një veturë kroate, të drejtuar tanimë nga personi i dyshuar A. L. i vitit 1959, me nënshtetësi kosovar-korat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë një kontroll të detajuar dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të gjejnë 20 paketime, të llojit heroinë, që gjithsej janë rreth 10 kilogramë”, tha Murseli, shkruan Gazeta Sinjali.

Në të janë gjetur edhe para në vlerë prej 2500 euro, dhe një telefon.

Në cilësi të dëshmive janë sekuestruar vetura, parataë, dy telefona, dhe droga.

I dyshuari është arrestuar, është duke u intervistuar, dhe pritet ti caktohet masa prej 48 orësh.

20 deri në 25 mijë euri për kilogramë.

200 mijë deri në 250 mijë eruo vlera totale.

Asnjë koment

Comments are closed.