19-05-2024

Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja të rrymës

Tarifat e reja të energjisë elektrike që janë miratuar dje nga Zyra e Rregullatorit për Energji, do të hyjnë në fuqi nga sot. Këto tarifa do të aplikohen deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Me miratimin e këtyre tarifave, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë.

Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWH nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kWh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë

Asnjë koment

Comments are closed.