Sot i japim lamtumirën veprimtarit Shaban Bobaj

Ish-deputeti, Milaim Zeka ka treguar se sot i jepet lamtumira veprimtarit, Shaban Bobaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka treguar më shumë rreth jetës dhe veprimtarisë së të ndjerit.

Postimi i plotë:

Sot i japim lamtumiren veprimtarit Shaban Bobaj

Shaban Bobaj, Mejdi Rexha, Remzi Ademi, Fahredin Tafallari e shume te tjere, sebashku me Hafiz Gagicen, perbejne grupin e bashkepuntoreve me te afert te Jusuf e Bardhosh Gervalles.

Bacin Shaban, bashke me te tjeret, e shume te tjere qe ua kam harruar emrat, i kam takuar  ne Sindelfingen te Gjermanise, ne vjeshten e vitit 1982, ku prej andej, permes Selman Rashices shkova ne Paris te Frances. Selmani erdhi dhe me mori, pastaj u futem ne kembe ne France, ngase une nuk posedoja kurfar dokumentash.

Takimin e dyte e kishim me 17 janar 1983. Ishte pervjetori i vrasjes te vellezereve Gervalla, dhe Kadri Zeka. Ishte ftohte dhe shi. Une i veshur me nje seter te holle po flisja perpara konzullates jugosllave. Baci Shaban me bacin Mejdi kishin shku dhe ma kishin ble nje pallte. “Merre more i rruni dreqit se po ftofesh” me tha te veshi, edhe ma dha pallten te paketuar nje çese plastike.

Shprehjen “i rruni dreqit” e ka pas me te bukuren. Baci Mejdi ka qene me i rrepte, me temperament, kurse Remzi Ademi gjithmone i heshtur, po me ate buzeqeshjen karakteristike.

Pas manifestimit, shkuam te Remziu, e Baci Shaban mu drejtu: “Vallahin na ke knaqe sot bre bac. Na punetor jemi. Zemera na i thote ato fjale, po goja nuk na i qet”! Baci Mejdi nderhyri duke thene, “mire, mire, po mos e lavdroni se mos po i rritet mendja”! Remzia mu drejtu: Ti jo Gani, po Granit ishe bre. 20 kg njeri e gjithe ate za. Qeshem te gjithe.

Pas largimit tim ne Suedi, permes Hafiz Gagices dhe Enver Seferit i kam ruajtur keto kontakte, duke perfshi Sali Çekun, e shume te tjere.

Sot e kam te veshtire me ba lamtumiren e fundit Baci Shaban. Kurr nuk kam qene tek varri i Bacit Majdi. As te varri i Remzi Ademit. Nuk kam qene, sepse me duket sikur akoma jane ne kete bote, po sillen dikah, e nje dite do te shihemi prap. Njesoje me dukesh Ti Baca i Madh i Kombit Shqipetar. Pa njereze sikur ju, Serbia akoma do te ishte neper keto troje. Pa njereze sikur ju, populli shqipetar do te vazhdonte me u poshteru, me u fy dhe me u masakru.

Na bane hallall Baci Shaban per çdo gje. Une, bashke me kater vajzat dhe nusen time, jemi krenar qe jemi pjese e asaj vlere kombetare qe i ke takuar. Kurr nuk kam me pushu se rrefyeri vepren tane te madhe, qe bashke me shoke dhe familjar, ia dhurove shqiptarise!

Zoti te shperblefte me krejte te mirat e asaje bote.

Lavdi per çdo gje qe ke bere per Kosove, Shqiperi, dhe gjitha trojet shqipetare!

Kjo foto eshte e bere ne vitin 1983, ne Sindelfingen, afer Shtutgartit. Ne mes jam une, doren ja kam shtrengu Baces Mejdi, ndersa ne krahun e djathte, Baci Shaban