Sot, Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen historike

Sot, Kosova pret Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, në atë që po konsiderohet ndeshja më e madhe deri tash për Kosovën.

Edhe pse humbja nga Çekia ka shuar shanset që Kosova të kualifikohet direkt në “Euro 2020”, kjo s’ka shuar entuziazmin e futbollistëve dhe qytetarëve për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues.

Takimi nis në orën 18:00 me Kosovën që synon të mbetet e pamposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, “Tre Luanët” fituan 5 me 3 në shtëpi/koha.net