Sot kthehen 47 kosovarë nga Sllovenia
Sot do të kthehen 47 bashkatdhetarë në Kosovë nga Sllovenia, shkruan IndeksOnline.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasa e Kosovës në Slloveni.
Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë, ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës.
“Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Sllovenisë ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave tjera.
Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/