25-11-2024

Sot, Kuvendi diskuton edhe për pagat e sektorit publik

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare duke filluar nga ora 11:00.

Në rendin e sotëm të ditës janë 14 pika diskutimi, ndër të tjerash edhe ajo për pagat e sektorit publik.

Pikat e rendit të ditës janë si më poshtë:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pijet e forta alkoolike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2022,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

Debat parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Asnjë koment

Comments are closed.