17-05-2024

Sot: Liria mysafire e Gjilanit, pikët të rëndësishme

Lira e Prizrenit sot do të luaj në Gjilan si mysafire e ekipit me të njëjtin emër.

Ndeshja konsiderohet mjaft e rëndësishme për Lirinë që pret të marrë pikë, pas tri dy humbjeve të njëpasnjëshme, për të sjellë optimizmin në ekipin bardhezi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Pikët apo fitorja eventuale janë tepër të rëndësishme, për ta përmirësuar pozitën në tabelë, duke e shkëputur nga pjesa e fundit e saj. Ekipi pret përkrahjen e “Arpagjikëve”, për t’i dhënë “zemër” futbollistëve, në përpjekje për të sjellë pikë në Prizren. Ndeshja nis në ora 15.00.

Ekipi tjetër i rajonit të Prizrenit, Ballkani i Suharekës, dje ndërkaq ka humbur në terrenin e tij nga KF Ferizaj me 1:0. /GazetaePrizrenit.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.