18-04-2024

Sot Liria pret KEK-un, prizrenasit optimistë për fitore

Liria e Prizrenit sot do të ballafaqohet me KEK-un. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Prizrenit, në kuadër të xhiros së pestë të Ipko Superligës së Kosovës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ndeshja fillon nga ora 15:45, ndërsa prizrenasit të cilët kanë thënë se kanë bërë përgatitjet e nevojshme janë shprehur optimistë për fitore.

Sot, po ashtu Trepça`89 pret në ballafaqim Drenicën, ndërsa Flamurtari pret Llapin.

Dje ndërkaq janë zhvilluar edhe ndeshjet tjera të vlefshme për raundin e pestë të Superligës, ndërsa Ballkani si mysafir fitoi 3:1 ndaj Gjilanit.

Asnjë koment

Comments are closed.