Sot mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit
Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e XIV e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, që është e dyta për këtë vit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ndër pikat e parapara të rendit të ditës janë:
– Informatë rreth raportit të zyrës së Prokurimit, për vitin 2018;
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit Ad Hoc dhe lejimin e shpalljes së ftesës publike për konkurrim për anëtarë të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.
– Shqyrtimi dhe miratimi i akt themelimit dhe Propozim-Statutit të Muzeve të Prizrenit;
– Informatë rreth raportit të punës të Këshillit Komunal për Sigurinë në Bashkësi (KKSB), për vitin 2018.
Seanca do të mbahet në selinë e KK-së, e njohur si “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00./GazetaePrizrenit.net/