Sot në një ceremoni, në Prizren hapet “Business Forum Prizren”. Hapja bëhet në orën 11:00, në qendrën sportive “Sezai Surroi” më Prizren, ku pos tjerash do të të marrin pjesë mysafirë edhe nga rajoni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në hapje do të jetë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi e kryetari i Komunës Mytaher Haskuka.
Ky është edicioni i gjashtë i takimit ndërkombëtar të biznesmenëve, që organizohet nga Forumi i Biznesit në Prizren.
Drejtuesit e “Business Forum Prizren” kanë paralajmëruar se me këtë rast do të prezantohen dhjetëra kompani, ndërkohë që plani është që të punësohen edhe dhjetëra të rinj tek operatorë ekonomikë privatë,
Panairi ka për qëllm nxitjen e investimeve respektivisht rritjes ekonomike në Kosovë, si dhe punësimin të rinjve në bizneset e vendit. /GazetaePrizrenit.net/