Sot, në Prizren shënohet përvjetori i vdekjes së kapitenit të FSK-së, Sejdi Krasniqit
Sot, shënohet 1-vjetori i vdekjes së kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së.
Në këtë kontekst, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në ora 11:00 organizohet Akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”.
Paraprakisht nga ora 10:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. /GazetaePrizrenit.net/