Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

12 qershor 2018:

Ora  09 :45 – PDK në Prizren do të bëjë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

10:00 – Zyrtarët komunal bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmoreve në Landovicë dhe tek shtatoret e dëshmoreve,  sipas rendit: 1. Ismail Kryeziu, 2. Pal Palucaj, 3. Xhevat Berisha, 4. Ismet Kumanova dhe 5. Remzi Ademaj.

12:00 – Mbahet mbledhja solemne  e Kuvendit Komunal  të Prizrenit. Në sallën e Kuvendit  te “Shtëpia e Bardhë”.

12:00 – Rinia e PDK-së në Prizren, tek ura përballë hotel “Therandës” , bëjnë vendosjen e një flamuri, me figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve,  Skënderbeut.

12:00  – Koncert recital nga Elvis dhe Gjulian Bytyqi te Rrapi në Marash

14:00  – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Shyqiri Bytyqi dhe drejtori i DKA-së,  Skënder Susuri, vizitojnë paralelen e gjimnazit në Ramajë të Hasit, për t’ia sjellë vendimin për pavarësim nga gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren.

17:00  – AAK mban Kuvendin e degës (Hotel “Theranda”). Merr pjesë edhe Kryeministri Haradinaj.

18:00 – Mbyllja zyrtare e Javës “Remzi Ademaj”. Sheshi i Lidhjes Shqiptare.

21:30  – Dokumentari “ Toka e shqiponjave” në kino “Lumbardhi”

21:30  – Koncerti i Lirisë nga shoqëritë vendore tek “Sheshi i Dëshmorëve”. /gazetaeprizrenit.net/