Sot nis festivali “Hasi Jehon”

Sot në Gjonaj të Hasit nis edicioni i 30-të i Festivalit folklorik “Hasi Jehon”. Ky aktivitet treditorë, që ka për qëllim prezantimin e vlerave folklorike burimore shqiptare, mbahet deri më 5 maj, në Kodrën e Pajtimit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Me këtë rast hapet ekspozita e prodhimeve të bukës, zeje kjo më të cilën hasjanët janë të njohur përtej Kosovës.

Në festivalin ‘Hasi jehon’ pjesëmarrësit paraqesin ruajtjen e dokeve, riteve dhe zakoneve shqiptare. Organizmat që kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare edhe në këtë edicion, do të jenë pjesë e dasmës së madhe hasjane.

Në natën e parë, siç është traditë festivalin e hap SHKA “Malësori”, mikpritëse e manifestimit. Pos saj paraqiten edhe 6 grupe e ansamble.

Hapja solemne bëhet në orën 18:00,  ndërsa programet fillojnë  në orën 18 e 30. Për  ta përcjellë këtë aktivitet, enkas kthehen edhe shumë kurbetçinj të kësaj ane, që tashmë në shumë vende të Evropës ushtrojnë zejen e bukëpjekësit. Festivali mbahet në ambient të hapur, përveç nëse bie shi, që prezantimet bëhen në shtëpinë e kulturës, që ndodhet afër./GazetaePrizrenit.net

Këtu gjeni programin e festivalit: