24-04-2024

Sot protestojnë Auto-Shkollat, kërkojnë rifillimin e punës

Federata e auto shkollave të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbahet protesta e auto-shkollave për të shprehur padrejtësitë që po u bënë Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Të pakënaqur me Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit gjegjësisht nga Departamenti i Auto shkollave i cili me neglizhencë ndaj auto shkollave nuk na mundësin mbajtjen e provimeve nga pjesa teorike dhe ajo praktike si dhe nuk na është mundësuar mbajtja e ligjeratave as online nëpër autoshkolla dhe mbajtja e orëve praktike duke detyruar që me muaj të presin kandidatët”, thuhet në njoftimin e i Federatës.Federata ka vlerësuar se gjendja ekzistuese është e papranueshme pasi gjendja ekzistuese në lëmin e patent-shoferëve është kaotike.

Në mungesë të mirëkuptimit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës atëherë sipas Federatës mbetet opsioni i protestës masive nga auto-shkollat.

Protesta fillon të Fakulteti Teknik dhe vazhdon në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës.

Asnjë koment

Comments are closed.