Sot tri ndeshje të forta: Vëmendja në Malishevë, ndërsa Liria luan si mysafire
Sot zhvillohen tri ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës në futboll, të vlefshme për javën e 25-të.
Gjyqtari kryesor në këtë përballje do të jetë Genc Nuza, me asistentët e tij: Granit Hyseni dhe Faton Jakupi.
Takim interesant pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Lirisë së Prizrenit, e cila zhvillohet në stadiumin me bari sintetik.
Gjyqtarë kryesor në këtë duel do të jetë, Mentor Ajeti, kurse asistentët e tij: Bujar Selimaj dhe Meriton Berisha.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Fushë Kosovës dhe Ballkanit e cila luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” nga ora 13:00.
Gjyqtarë kryesor në këtë duel do të jetë Dardan Çaka, me asistentët e tij: Drilon Rexhepi dhe Alban Ejupi./Indeksonline/