Sot varroset 52-vjeçari nga Malisheva që u gjet i varur në garazh
Sot varroset Veli Hoxha (52 vjeç), i cili u gjet pa shenja jete një ditë më parë në pronën e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Sipas informacioneve, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur në një aneks/garazh, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe po trajtohet nga organet kompetente.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 1 maj, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bellanicë.
Familjarë, miq dhe të afërm pritet t’i japin lamtumirën e fundit 52-vjeçarit, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
