23-11-2024

Sot vendoset për fatin e pasurisë së “Burdushit”

Sot, në orën 13:00 është paraparë të mbahet seanca gjyqësore, në të cilin Gjykata Themelore e Prizrenit, do të vendos për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm ( sekuestrimin) të pasurisë së mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Seanca do të mbahet,  sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren për lëshim të urdhrit për ndalim afatgjatë për pasurinë e konfiskuar, në vlerë prej 2.6 milion euro nga “Burdushi”.

Por, nuk dihet nëse do të mbahet seanca, pasi dje kanë dështuar shumë të tilla, për shkak të grevës së avokatëve.

Mbajtja e saj, në këtë rast varet prej avokatëve të angazhuar nga “Burdushi”.

“GazetaePrizrenit.net” ka shkruar dy ditë më parë më gjerësisht për rastin:

https://gazetaeprizrenit.net/qendrore/seance-gjyqesore-per-fatin-e-pasurise-se-sekuestruar-te-burdushit-ne-vlere-2-6-milion-euro/

Asnjë koment

Comments are closed.